Ylli i Barcelonës, Neymar ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për dënim me dy vite burg për rastin e Kompanisë DIS. Barcelona dhe Neymar janë në telashe pasi janë paditur nga Kompania braziliane, DIS, e cila ka poseduar 40 për qind të të drejtave të yllit të Barcelonës. Kompania në fjalë, e cila pretendon se është dëmtuar nga marrëveshja e Barcelonës me Santosin, ka kërkuar dënime të ashpra: 5 vjet burg për Neymarin dhe 8 të tjera për presidentin Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dhe ish-presidenti, Sandro Rosell.
Por, pavarësisht kërkesave të Kompanisë DIS, Prokuroria ka kërkuar vetëm dy vjet burg për Neymarin, përcjell Express. Prokuroria pretendon gjithashtu 8.4 milionë gjobë euro për Barcelonën dhe 7 milionë për Santos. Por, vendimin përfundimtar për këtë rast do ta japë Gjykata Kombëtare e Spanjës.
Kurse, pas këtyre akuzave, ylli i Brazilit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai kërkon ndihmën e Zotit për të dal nga kjo situatë, përcjell Express.
“Unë gjithmonë e dija se ngritja e emrit tënd do të shkaktojë polemika, grindje, zili, syrin e keq dhe të gjitha gjërat e këqija”, ka thënë Neymar. “Për ju, o Zot, je Perëndia që ndriçon në mua dhe më çon në rrugën tuaj”, ka shkruar Neymar.
“Dhe në e dimë se të gjitha luftërat janë kundër principatave dhe fuqisë së ferrit, por së bashku, si një familje, ne do të fitojmë. Ne e dimë se shumë të tjera do të vijnë, por ne jemi gati… kemi Jezusin!”, përfundon shkrimi i Neymarit, citohet “Express”. (b.an)