Bashkimi Evropian ka përforcuar mbështetjen e saj për Kievin duke dhënë miliona euro për një program kundër korrupsionit në Ukrainë dhe duke iu afruar marrëveshjes për të mundësuar udhëtimin pa viza për në BE.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi në një konferencë për shtyp pas një takimi dypalësh në Bruksel se “është e mundur një marrëveshje për liberalizimin e vizave por se bllokohet nga disa aspekte teknike”.
Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, që ishte në krahë të Poroshenkos, tha se “kjo marrëveshje mund të jetë gati në fund të këtij viti”, transmeton atsh.
Në këtë takimi, Komisioni Evropian vendosi të japë 15 milionë euro për masa kundër korrupsionit në Ukrainë si pjesë e një pakete të përgjithshme mbështetëse prej më shumë se 300 milionë euro. (b.an)