Një shqiptar është arrestuar në Modena të Italisë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 45 kg kanabis, një pistoleta, fishekë, 92 gr kokainë dhe disa kartëmonedha të falsifikuara.
29-vjeçari nga Shqipëria ndiqej prej disa kohësh, pasi lëndën narkotike që kishte në banesë e shpërndante në Bolonja.
Pas arrestimit, policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin ku ishte pjesë edhe shqiptari.
shqiptarja/d i