Një sinjal i rëndësishëm vjen nga Franca, sa i takon hapjes ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndryshe nga deputeti gjerman Krichbaum, presidentja e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, në një komunikim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati thotë se, miratimi i Reformës në Drejtësi është një sinjal mjaft i fortë për Komisionin Europian që t’i japë “dritën jeshile” Shqipërisë.
Auroi shpreh bindjen se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes të BE-së, pasi do të çonte drejt asaj që ajo e cilëson një Europë të qëndrueshme. Danielle Auroi thotë se ka komunikuar për këtë edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane, Harlem Desir, dhe komisionerin Johannes Hahn.
ma.me