Në fjalimin e gjatë që mbajti në Parlament, Sali Berisha hodhi akuza fyerje në adresë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Berisha “këshilloi” kryeministrin Rama që të mos mbajë afër njerëz të cilët i ka kapur me foto e video dhe që i përdor për të sulmuar.
“I them Edi Ramës mos u shërbe me njerëz të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degradon në shkallën më ekstreme.
Në radhë të parë para vetes së tyre dhe familjarëve të tyre. Unë nuk them se janë të pafajshëm, janë skllevër të rekrutuar, por e vërteta është që faqja e zezë të mbetet ty.
I detyrove ata mjeranë të shpërfytyrohen dhe gënjejnë në mënyrë të përsëritur me media, kur i kap ata peng, e kap ministrin e jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se ‘shkoi në bordello burrash’ dhe nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq.
Nuk ka ndodhur në 20 vite kjo. Jo mor, mos ta themi ne këtë. Për cilin ministër është thënë kjo mor? E tha opozita këtë? Ua tha Bota këtë mor”, tha Berisha.
Keto deklarata te ish- kryeministrit sollen reagimin e deputetit socialist, Balla, i cili e quajti Berishen plak dhe se ka gjak te perzier. Pjese e debatit u be edhe Dogjani, i cili reagoi.
Replikat Berisha-Balla-Dogjani
Sali Berisha: Jeni racë enveriste! Ja çfarë jeni ju…
Taulant Balla: Ej, kujt i thua ashtu ti. Ik ulu aty, plakaruq.
Dogjani, Ballës: O legen!
(Çohet për të shkuar te Balla, por e tërheq Arben Imami)
ma.me