Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o mund të dënohet me 10 vjet bur, për arsyeje se u ka ikur tatimit në Spanjës.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka mashtruar me tahminin e tij gjatë vitit 2006 e deri në 2009-të, dhe për këtë prokuroria ka kërkuar që Eto’o të dënohet me 10 vjet burg bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Eto’o dhe menaxheri i tij Jose Maria Massalles, kanë mashtruar disa kompani, duke paguar më pak se sa fitonin për të drejtat e imazhit, në total prej 3.8 milionë eurove.
Hetimet kishin filluar në vitin 2012, por lojtari është mbrojtur duke thënë se ai nuk ishte në dijeni për ato që kishin ndodhur duke i hedhur poshtë akuzat të cilat e rëndonin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm për futbollistin e skuadrës turke Antalyaspor, citohet Express. (b.an)