Europianët e shtrënguan dhe ai u përgjigj. Kryeministri grek ka bërë sot pasdite një kundër-ofertë të minutës së fundit, për të ndërprerë në mes një krizë që duket se do të shkaktojë pasoja të pakthyeshme për Greqinë.
Ndihma financiare për dy vjet dhe një ristrukturim i borxhit grek, i cili aktualisht është në nivelin e 180% të produktit të brendshëm bruto – ky është propozimi i shefit të qeverisë së Athinës, të cilin Eurogrupi ka njoftuar se do ta diskutojë sonte në një videokonferencë urgjente.