Maqedonia do të presë finale e Superkupës së Evropës të vitit 2017. UEFA ka vendosur që ky takim të zhvillohet në stadiumin kombëtar në Shkup “Filipi II i Maqedonisë”.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në një takim në Pragë duke bërë që Maqedonia të presë për herë të parë një ndeshje të këtij niveli. Stadiumi ku do të luhet kjo finale ka një kapacitet prej 33 460 vende.
Kurse këtë vit Superkupa e Evropës do të organizohet në Tbilisi, Gjeorgji më 11 gusht ndërsa vitin e ardhshëm do të luhet në stadiumin “Trondheim Lerkendal” në Norvegji.