Gjykata e Tiranës ka dhënë verdiktin. 2 vite burgim për dhunuesen e fëmijës së mitur në kopshtin privat Diren.
Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit që dhunoi të miturin duke e goditur me shuplaka do të kalojë dy vitet e tjera të jetës së saj si një e burgosur.
Video e publikuar disa muaj më parë tronditi opinionin publik ku shihej Shabani e cila godiste një fëmijë 3 vjeçar. Denoncimi për të erdhi nga familja e vogëlushit. Shabani u akuzua dhe dënua për “keqtrajtim të miturish”./java/a.k