Deputeti Vladimir Kosta, ka reaguar pas dorëheqjes së zv/ministres së Ekonomisë, Brisida Shehaj nga posti që ajo mbante. Nëpërmjet një statusi në facebook, deputeti i Gjirokastrës e quan ish kreun e tatimeve të paaftë dhe fjalë pise.
“Çudi e madhe si e kanë lënë deri më sot,sa të japë dorëheqjen!!!! drejtoresha më e paaftë, arrogante e fjalë pise, Një ish drejtoreshë që shkatërroi administratën duke larguar të aftët e t’i zëvendësojë me sojin e saj…”, shkruan Kosta./a.m.