Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, një numër deputetësh të opozitës kanë kërkuar fjalën për replikë me të, teksa vetë Rama ishte larguar nga aula e parlamentit.
Por në atë moment është çuar Ben Blushi që i është përgjigjur ironisë së Ramës duke e kritikua si të paaftë. Kjo ka irrituar deputetët e opozitës që kërkonin të merrnin fjalën. Një debat ka nisur mes tyre dhe zv.kryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, e cila më pas si kundërpërgjigje ka lexuar një mesazh të dërguar prej përfaqësuesve të demokratëve.
“Unë nuk e kam zakon por po ju lexoj mesazhin që më erdhi nga ju…
(Mesazhi)Jepja fjalën Berishës se erdhi… (ndërhyjnë me të bërtitura deputetët e opozitës)
Leskaj: një minutë një minutë… dhe vijon, spostoi të tjerët! Tani çfarë doni ju të bëj unë?! /java/a.k