Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ditën e djeshme kanë sekuestruar Kokainë dhe 3 kg Cannabis Sattiva.
Po ashtu, policia e Durrësi bën me dije se një person është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.
Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës së N.Sh. 58 vjeç, banues në Krujë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Nissan me targa AA 664 PB, që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale E.N është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./express/a.k