“Ne nuk kemi frikë askënd”. Ministri i Mbrojtjes i Greqisë ka reaguar pas tensioneve të kohëve të fundit me Shqipërinë.
Ai tha se vendi i tij nuk i trembet as shqiptarëve dhe as turqve pasi kanë ushtri mjaftueshëm të fortë.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me ushtarakë në Selanik.
“Forcat Ushtarake të Greqisë janë të fuqishme dhe nuk kanë asnjë frikë, as për shqiptarët dhe as për turqit”, tha ministri Panos Kamenos./a.m.