Së paku 40 veta janë vrarë nga shembja e një ndërtese në lindje të Kinës.
Aksidenti ka ndodhur në një termocentral në qytetin Fengçeng, ku një kullë e ftohjes ka qenë në ndërtim e sipër.
Agjencia e lajmeve Xinhua tha se disa punëtorë mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe se numri i viktimave pritet të rritet, raporton Rel.
Aksidentet fatale janë të shpeshta në zonat industriale të Kinës, ku ka gjithnjë e më shumë kërkesa për rritje të standardeve të sigurisë./a.m.