Më datë 23.11.2016, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale dhe Skuadra Shqiponjat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, finalizuan me sukses operacionin antidrogë “Guida”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. F. K., 22 vjeç, banues në Zall të Fush-Krujës.
2. J. H., 22 vjeç, banues në Zall të Fush-Krujës.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas një pune intensive një mujore, ku është arritur të dokumetohet veprimatria kriminale e këtyre shtetasve në fushën e narkotikëve.
Në bazë të informacioneve, se shtetasit e sipër përmendur, ndodheshin pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin, si dhe dyshohej se në automjetet e tyre kishin lëndë ty dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva”, janë organizuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar:
Mjetin “Mercedes Benz”, me targë AA 488 KB, me drejtues shtetasin J. H. dhe pas tij ndodhej automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues shtetasin F. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e F. K., në bagazh, janë konstatuar 4 thesë të zinjë, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, ndërsa në mjetin e shtetasit J. H., nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme.
Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit F. K., në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.
Në banesëm e shtetasit J. H., në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– rreth 55 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
– Një armë zjarri, autometike model 56, me një krëhër dhe 28 fishekë.
– Pesë aparate celularë të markave të ndryshme.
– Dy automje të markës “Mercedes Benz”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga Neni 283-25 dhe 278 i Kodit Penal./a.k.