Shtatëmbedhjetë vite më parë, shtetasi L.H 33 vjeç nga Tirana hyri për të vjedhur një banesë në Yzberisht së bashku me dy persona të tjerë, ku edhe plagosën të zotin e shtëpisë. Ndonëse atëherë ishte vetëm 16 vjeç, ai tashmë duhet të përgjigjet para drejtësisë për atë që ka bërë.
Policia e Tiranës njofton se është zbardhur një ngjarje e ndodhur në 15 shtator 1999, dhe ditën e sotme ka arrestuar 33-vjeçarin L.H, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë”.
“Sot më datë 23.11.2016, Specialistët e Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: – L.H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë”. Ky shtetas, dyshohet të jetë njëri nga autorët e ngjarjes së datës 15.09.1999, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ende të pa identifikuar, me maska dhe të armatosur, kanë hyrë në banesën e shtetasit L. C., në Yzberisht. Pas kontrollit në banesë për shuma monetare, ata nuk kanë gjetur dhe kanë marrë një manjetofon si dhe kanë plagosur lehtë me armë në këmbë shtetasin L. C.
Për shtetasin Lulzim H., Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendimin e datës 11.11.2016, ka vendosur masën e sigurise personale “Arrest me burg”. Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
ma.me