Prezantuesi Ledion Liço dhe Sara Hoxha po përjetojnë me emocion javët e fundit para se të bëhen prindër për herë të parë.
Emocionet e të dyve nuk kanë munguar gjatë gjithë këtyre kohëve por si duket afrimi i lindjes së foshnjës po i bën të dashuruarit edhe më emotiv.
Një një postim në Instagram Liço i ka dedikuar disa fjalë të ndjera dashurisë së jetës.
“E dashur Sara. Ti je kudo, e reflektuar në dritën që shëndrin përmes dritares, në përqafime kur unë zgjohem, në çdo fjalë që flas dhe në çdo gjë që bëj. Lutem që ti të jesh gjithnjë me mua. Zemrës sime i mungon ti sikur të mos kisha lëkurë në trup. Sikur të më merrje dhe të më mbështillje, me gjithë feminizmin dhe butësinë tënde, që është si një ferr i vogël. Pothuajse romantik. Mezi po pres të kem një tjetër, ashtu si ti”, ka qenë dedikimi i Ledionit për Sarën.
shqiptarja.com/d.i.