Në ceremoninë e nëshkrimit të parimeve të organizuar nga ana e bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e UN Women morën pjesë edhe drejtorët e ekzekutivë të kompanive që nënshkruan marrëveshjen.
Parimet e fuqizimit të grave përfaqësojnë shtatë hapa sesi mund të kryhet fuqizimi i grave ne vendin e punës, treg, ekonomi, dhe komunitet. Ato kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore në punë, mosdriskiminimin, shance të barabarta dhe trajnime për të gjitha gratë, shëndet dhe siguri në punë. Gertjana Drita, drejtore e departamentit të burimeve njerezore në një nga bankat e nivelit të dytë, është shprehur se realiteti në vend sheh përmirësim.
Ndërsa përfaqësuesi i UN Women, David Saunders, theksoi: “Duke përdorur këto shtatë parime, shoqëria shqiptare mund ti kundërvihet çështjeve kokëforta të pabarazisë dhe të promovojë zgjidhje krijuese, përfshirë dhe ndryshim sistematik.