Shpesh nuk duhet të kesh, por thjesht të dish. Me shumë pak shpenzime dhe me një mendje të mençur, mund të bësh mrekullira të vogla, të dukshme dhe të prekshme në Tiranë.
Për shembull, kujt nuk i kanë vrarë sytë ca ”arkivolë” vertikalë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ngjyrë miu, të shëmtuar tek zoti dhe që shërbejnë prej vitesh për një ish’kompani shtetërore telefonie?
Ka disa ditë që punonjës të dekorit të bashkisë, të armatosur me furça dhe penela po ju japin atyre një pamje të re. Diku një portret, diku gjetkë një karikaturë apo thënie me dy kuptime. Duke nisur nga blloku e duke dalë në periferi, ky është një shembull që vërteton se të dish është gjithmonë më shumë se të kesh./L.V.