Mauricio Pochettino ka pranuar se Tottenhami nuk e meritoi që të kalonte tutje në Ligën e Kampionëve. Londinezët u eliminuan nga gara evropiane pas humbjes së mbrëmshme nga Monaco me rezultat 2 me 1. Kjo ishte njëra prej tre humbjeve të Spurs në Grupin E.
“Ne jemi jashtë dhe kemi kohë që të bëjmë analiza. Është e vërtetë që jemi të zhgënjyer, por humbëm shumë raste. Ne gabuam shumë në Wembley. Nuk e merituam që të kalojmë në rrethin e ardhshëm sepse nuk treguam shumë kualitet”, ka thënë Pochettino. (b.an)