Gareth Bale do të testohet gjatë ditëve në vijim pasi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në fitoren e Real Madridit ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve.
Bale u largua më herë nga ndeshja pas lëndimit të pësuar nga përplasja me Sebastian Coates.
“Gareth Bale ka pësuar më shumë përdredhje sesa goditje, por do të shohim çfarë është problemi. Nesër ose më vonë do të testojmë”, ka thënë pas takimit Zinedine Zidane.
Edhe Marcelo u largua më herët nga ndeshja, por Zidane nuk ka folur për ndonjë lëndim të tij, citohet Koha. (b.an)