Borxhi grek gjerman dhe borxhi grek shqiptar ndaj çamëve, Çamërisë dhe pronave të shqiptarëve çame dhe jo çame – a do jetë kjo politikë e koordinuar shqiptaro- amerikano-gjermane, me presion kundrejt Greqisë ?
A do të jetë politika shqiptare e denjë dhe serioze për aleancën shqiptaro – amerikane në Ballkan?
l.Unë mendoj se po.
Por, ka edhe një pyetje më specifike: është politika shqiptare partnere e besueshme në këtë lloj politike ? Kjo do të varet nga qartësia e kryeministrit aktual shqiptar.
Dy paraardhësit e tij Nano dhe Berisha kanë qenë krejt të pabesueshëm nga politika amerikane për këtë lloj politike, se nuk kanë qenë fare për interesin shqiptar, sidomos Sali Berisha.
Aktualisht politika shqiptare është tamam në kohë, ajo duhet të tregojë më në fund forcën për të goditur racizmin antishqiptar në Greqi, kundër gjuhës shqipe; për genocidin e provuar kundër çamëve dhe për uzurpimin e mbi 100 000 ha tokë pronë e shqiptarëve autoktone në Çamëri dhe me gjerë. Por duhet të vijojë pa zig zage edhe luftën e nisur kundër korrupsionit aktual shqiptar.
Kjo kohë, në Perëndim, është koha e madhe e të drejtave të njeriut. Ai kryeministër shqiptar që nuk ka kurajë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Janë katër shtete ballkanike ku janë shkelur dhe vazhdojnë të shkelen të drejtat e shqiptarëve. Por ka dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan që janë aleatë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Il. Sot jemi në afirmimin historik të botës shqiptare në Ballkan, në një kohë që shqiptarët, si komunitet kompakt ballkanik, janë bërë sot domosdoshmëri e politkës amerikanë në Ballkan. Shqiptarët sot janë populli më proamerikan dhe më progjerman në Ballkanin Perëndimor. Pikërisht këtu ka filluar dhe duhet të zhvillohet racionalisht politika e re shqiptare, në fuksion të interesit shqiptar në Ballkan.
Rreziku rus në Ballkan ka vetëm një solucion racional: aleancën shqiptaro-amerikane. Kjo aleancë ndërkohë duket në rrugë të mbarë, edhe pse kundër saj janë ngritur hapur elitat e korruptuara shqiptare. Por ky në fakt ka qenë defekti i madh historik i shoqërisë shqiptare: elitat e korruptuara që kanë shitur interesin shqiptar për interesin e tyre korruptiv.
Kjo kohë antishqiptare po përfundon. Politika amerikane, përderisa ka përkrahës 95 përqind të shqiptarëve, duhet të hapë letrat për të gjithë korrupsionin shqiptar: kudo ku jane individët e korruptuar: në Gjykatën Kushtetuese, apo në Parlament. Dhe kryeministri aktual shqiptar duhet të jetë ndërkohë një aleat serioz i politikës amerikane.
Me krimin nuk mund të ketë tolerancë. Korrupsioni shqiptar është krim shqiptar kundër popullit, por dhe një krim ndërkombëtar. Dhe ky krim, shpresën e ka varur sot, të Gjykata Kushtetuese dhe të politika shoviniste e fqinjëve. Po forca amerikane në Shqipëri ?
Ja këtë po presin të shohin me shpresë dhe plot ankth shqiptarët..