Dy grave nga Katari u janë grabitur në autostradën në Paris sende me vlerë 5 milionë euro.
Dy viktimat, në të 60-tat, ishin duke u kthyer në aeroportin Le Bourget në Bentley, kur dy burra me një makinë tjetër kanë urdhëruar shoferin e tyre që të parkohet në një pikë të karburantit, transmeton koha.net.
Grabitësit pastaj thuhet se kanë sulmuar shoferin dhe dy gratë me sprej lotsjellës para se të hapin bagazhin e automjetit luksoz.
Ata , sipas raportimeve lokale, vodhën stoli, rroba e gjësende të tjera në vlerë prej 5 milionë euro. Grabitja ka ndodhur rreth orës 21 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur, citohet Koha. (b.an)