Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Richter ka goditur Japoninë. Ky ka qenë një ndër tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë. Lëkundet kanë shkaktuar dhe incidente, duke rrezikuar ndjeshëm edhe centralin bërthamor në Fukushima, pasi në një fabrikë në qarkun Nishikimachi, pjesë e centralit bërthamor, u shkaktua një zjarr.
Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se zjarri u neutralizua në kohë, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë shenjë të dëmtimit të centralit.
Ndërkohë që po kritikohet Shërbimi Gjeologjik amerikan i cili parashikonte që tërmeti të ishte i 7.4 shkallë, ndërsa tërmeti që u regjistrua rezultoi të ishte
6.9 ballë të shkallës rihter. Tërmeti, me epiqendër në det, u ndje edhe në kryeqytetin Tokio, por nuk ka njoftime për viktima apo dëme. Mijëra persona evakuuan në zona të tjera.
Një tërmet dhe cunami i këtij lloji, së fundmi pati goditur Japoninë në vitin 2011 duke vrarë 18.000 njerëz.