Një video e realizuar në 3D tregon mënyrën sesi është ekzekutuar efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha nga ai që u quajt “grupi i zjarrit”.
Në atë që ka përgatitur televizioni “News 24” pasqyrohet dinamika e ngjarjeve, që nga ndalimi i makinës, nga forcat e policisë në hyrje të Lazaratit, sulmi me armë në drejtim të policisë dhe ndërhyrja e forcave speciale në fshat.
Gjithashtu, në video jepen pamje të automjetit të policisë tip Volfskvagen dhe prita që iu ishte ngritur forcave RENEA në Lazarat.