Federata e Futbollit në SHBA ka shkarkuar Jurgen Klinsmannin nga posti i kryetrajnerit të kombëtares pas dy humbjeve rresht në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.Klinsmann, që udhëhoqi këtë kombëtare që nga viti 2011, kishte kontratë deri në vitin 2018.
Shkarkimi i tij vjen pas humbjeve ndaj Meksikës 2 me 1 në shtëpi më 11 nëntor dhe 4 me 0 nga Kosta Rika katër ditë më pas.Klinsmann mbyll karrierën si trajner i SHBA-së me 55 fitore, 27 humbje dhe 16 barazime, citohet Koha. (b.an)