Katër oficerë të policisë janë qëlluar me armë brenda vetëm 24 orëve të fundit nëpër Shtetet e Bashkuara, në një seri sulmesh kundër rendit të ligjit. Një oficer u qëllua për vdekje në San Antonio, Teksas, dhe një tjetër u qëllua në fytyrë në St Louis Missouri, dhe pritet t’iu mbijetojë plagëve.
Të paktën dy nga sulmet e së dielës ishin prita. Ndërsa dy oficerë të tjerë janë qëlluar me armë në Missouri dhe Florida. Pesëdhjetë e pesë oficerë të policisë janë vrarë këtë vit në SHBA, që është një rritje prej 68% krahasuar me periudhën e njëjtë një vit më parë.
ma.me