Tre shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Malpensës në Milano ndërsa po tentonin që të fluturonin për në Vjenë. Të arrestuarit akuzohen se kanë vjedhur një makinë “Audi” në Pordenone si dhe kanë kryes një seri grabitjes të tjera në këtë zonë.
Ata u kapën nga policia italiane në Treviso pas një ndjekjeje me makinë, ku dy prej pjesëtarëve të grupit u hodhën në lumë për t’i shpëtuar arrestimit. Në vendimin e prokurorit, provat nuk lejonin që ndaj tyre të kishte masë arrest me burg dhe për këtë arsye u lanë të lirë.
Urdhër arrest me burg erdhi pas një hetimi të shpejtë, por deri atëherë grupi i shqiptarëve ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Por, të shtunën në mbrëmje, një operator i aeroportin të Malpensas njohu njërin prej tyre që ishte në shoqërinë e një personi tjetër, ku ndaj të dyve kishte urdhër arresti.
Pas kontaktit me policinë, karabinierët mësuan se tre shqiptarët e shpallur në kërkim ndodheshin pikërisht në aeroport. Ata u kapën ndërsa ishin në radhë për të pritur kontrollin para nisjes së avionit për në Vjenë. Të tre u dërguan në burgun e Musto Arsizio-s.
MA.ME