Në seancën parlamentare të së enjtes deputeti demokrat Edi Paloka goditi ministrin Ilir Beqaj dhe kjo solli përjashtimin e tij 5 ditë nga punimet e kuvendit. Byroja e Kuvendit u mblodh sot paradite për të vendosur masën disiplinore ndaj deputetit Edi Paloka. Pas kësaj mase ka reaguar deputeti demokrat Arben Ristani i cili është shprehur se Byroja e kuvendit si bijëz besnike e byrosë së dikurshme përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.
“Cfarë do bëjë byroja, do përjashtojë popullin? Byroja e Kuvendit, si bijëz besnike e byrosë së dikurshme, përjashtoi sot kryetrin e grupit parlamentar të PD-së, z.Edi Paloka, i cili nuk lejoi një tjetër abuzim të Ilir Beqës, kësaj radhe në Kuvend, kur kërkoi me arrogance të vjedhë edhe foltoren e parlamentit.
Pasi ka vjedhur miliona euro në shëndetësi, pasi ka vjedhur miliona euro me firmën e tij private që kap cdo tender të qeverisë, pasi trafikon vendet e punës sipas interesit personal dhe të partisë, Ilir Beqja, kampioni i korrupsionit të Edi Ramës, tentoi të vjedhë dhe fjalën në parlament.
Reagimi i Edi Palokës është thjesht shprehja, pasqyrimi i revoltës së popullit për këtë simbol të hajdutërisë dhe abuzimit.
Populli është në revoltë ndaj Beqës, ndaj Ramës, dhe ndaj kusarëve të tij.
Sic doli sot në rrugë dhe tentoi ti bllokojë rrugën drejt zyrës ku ndan koncesionet dhe milionat me klientët e tij. Cfarë do bëjë byroja, ka ndërmend të përjashtojë popullin?”, është shprehur Arben Ristani.
ma.me