Për të mos e ekzagjeruar me sasinë, ndërroni zakon, dhe konsiderojeni kakaon një aleat të mirëqenies tuaj. Sekreti është tek cilësia e saj duke medituar. Ja se si.
Zgjidh mirëqenien tënde- Çokollata e zezë ka një sasi më të madhe kakaoje se ajo me qumësht apo e bardha, e pasur me sheqer dhe gjalpë. Kujdes nga etiketa: prodhimet me cilësi kanë pak përbërës dhe i bëjnë mirë shëndetit. Zgjidhni produktet artizanale.
Të mirat nga çokollata- Efekti afrodiziak dhe… truri në formë! Sipas të dhënave të një studimi të realizuar në Zvicër, nëse hamë të paktën 45 gram çokollatë të hidhur për një javë, ul me 20% rrezikun e incidenteve të trurit. Konsumi i çokollatës së zezë ul presionin e arteries dhe përmirëson kujtesën, sipas një studimit tjetër të Universitetit Columbia.
Konsumimi me vetëdije- Siç na thonë shpesh ekspertët, ato që duhet të reduktojmë janë karamelet dhe ëmbëlsirat industriale, shpesh produkte me lëndë të parë të cilësisë së ulët. Me ngjyrues, sheqer dhe shumë kalori, të cilat mund të rrisin peshën, të përkeqësojnë lëkurën dhe të prishin dhëmbët. Në të kundërt një produkt me cilësi sjell ushqim fondamental dhe ngre mirëqenien.
Ndryshoni raportin- Nga studimet bëhet e ditur se çokollata e zezë rrit ndjenjën e ngopjes dhe kënaqësisë. E rëndësishme është të mësosh të shijosh kënaqësinë e kakaos pa e ekzagjeruar. Je i trishtuar? Të zhytesh në ushqim nuk të bën të lumtur. Dilni bëni një shëtitje që ju stimulon metabolizmin dhe prodhimin e endorfinës. Një mesvakt energjik do të ketë një shije të ndryshme pas aktivitetit fizik ose një pune intensive.
Shija intensive- Shikoje, afroje afër fytyrës dhe ndjej erën. Lërë çokollatën të shkrijë në gojë, pa e përtypur për të pasur një shije sa më intensive të saj. Ngrënia mund të bëhet një formë e mirë meditimi. Të zhvillosh vetëdijen ndaj ushqimit do të ndryshojë vizionin tuaj për jetën.
Sekretet e bukurisë- Falë përmbajtjes së flavonoidëve, kakao mund të përdoret edhe për maska bukurie, pasi ka antioksidantë. Hidhni një lugë kakao në një tas, dhe shtoni pak mjaltë e kos, vendoseni në lëkurë dhe pas 20 minutash shpëlajeni. Do të stimulojë endorfinën duke luftuar plakjen e parakohshme, përgatiti Koha. (b.an)