Policia franceze ka arrestuar pesë persona në Strasburg dhe dy në Marsejë në kuadër të një operacioni anti-terror.
Sipas Europe 1, pesë të arrestuarit e parë po planifikonin një sulm terrorist, në shënjestër të të cilit ishte komisariati i policisë së Strasburgut dhe tregu i Krishtlindjeve, i cili çdo vit tërheq më shumë se 2 milionë njerëz nga mbarë bota.
Tregu i Krishtlindjeve pritet të hapet të premten e ardhshme. Lajmi u konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, i cili ka thënë se “kurrë kërcënimi nuk ka qenë në një shkallë kaq të lartë”. Sipas medias lokale franceze, dy grupet njiheshin dhe po ktheheshin nga Siria.
Të dyshuarit ishin të lidhur dhe me sulmin në Bataclan më 13 nëntor 2015, ku humbën jetën 90 njerër.
Shtatë të arrestuarit prej javësh ishin nën shënjestrën e policinë dhe ditët e fundit ata ishin shfaqur tepër “nervozë”, ndërkohë që prisnin furnizimin me armë.
BW/d.i.