Gjatë ceremonisë së AMA 2016, modelja Gigi Hadid, imitoi zonjën e parë të Presidentit të zgjedhur të Amerikës, Melania Trump. Ajo ironizoi në nisje të American Music Award, mbrëmjen e së dielës, atë që u cilësua si kopjim i fjalimit të Melanie, nga ai i Michelle Obama.
Gigi befasoi të pranishmit, teksa inskenoi në skenë bashkë me aktorin komik Jay Pharoah, çiftin e momentit Donald dhe Melania Trump.
“E dua tim shoq, Presidentin Donald Obama, vajzat tona Sasha dhe Malia”, tha ajo në videon që noa.al sjell më poshtë, duke bërë fytyrën e Melanie dhe sytë gjysmë të mbyllur, shprehje tipike e zonjës së re të parë të SHBA.
Gjithashtu ajo bëri shaka lidhur me kopjimin e fjalimit gjatë konventës kombëtare republikane, i cili ishte shumë i ngjashëm me atë të Michelle Obama disa vite më parë./a.k