Tensioni nuk është gjë e re në derbin e Madridit, këtë herë i fituar pastër nga Reali, 3-0, me tre gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Pikërisht portugezi rrëfen për një incident me mesfushorin e Atleticos, Koke.
“Më tha “maricon” (pederast)”, shpjegon Ronaldo. “Unë iu përgjigja: Pederast, por me pará me thasë, cabron (brinjar, burrë që e tradhton gruaja)”.
Portugezi gjithashtu e ka kërcënuar spanjollin: “Po të pashë vërdallë në Madrid, do ta shohësh çfarë do të bëj”.
GDS/d.i.