Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Janinë, ku një 43-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë në stanin ku punonte. Policia greke thotë se pas sinjalizimeve nga banorët, ka gjetur në fshatin Kiparisia, në një zonë bujqësore pranë kufirit greko-shqiptar trupin e pajetë të një mashkulli.
Pandeli Sela, 43 vjeç, rezulton të jetë qëlluar me një armë zjarri çifte në kofshë, nga një distancë e afërt.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa policia greke ka nisur hetimet.
BW/d.i.