Diaspora shqiptare duhet të jetë më e përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.Kjo ishte ideja kryesore që u përçua gjatë punimeve të panelit me temë “Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota.
Pjesë e panelit të moderuar nga moderuar nga Liza Gashi, themeluese dhe Administratore e Rrjetit Germin, ishin Valon Murati, Ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës. Odeta Barbullushi, Zv. Ministre e Punëve të Jashtme, Giovanni Maria De Vita, Shef i Zyrës I, Drejtoria e Përgjithshme e Italianëve jashtë Vendit, Ministria e Punëve të Jashtme Italiane (Itali). Mark Gjonaj, Anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut (SHBA), Ahmet Gjanaj, Deputet i Rajonit të Brukselit (Belgjikë), Kingsley Aikins, Kreu i Irish Diaspora Organization (Irlandë) dhe Konstantin Ristani, Specialist i sistemeve të automatizuara të informacionit dhe teknologjisë (Kanada).
Në këtë panel u diskutua mbi organizimin e Diasporës dhe rolit të saj në zhvillimin e Shqiipërisë duke sjellë eksperienca të ndryshme nga bota, duke parë që diaspora për nga natyra është komplekse dhe e diversifikuar.
Gjatë këtij paneli u theksua se, duke qenë se është pashmangërisht shpërndarë, por e madhe në numër, krahasuar me atë të mjaft vendeve të tjera, Diaspora shqiptare është ndër më të aftat dhe më dinamike. Sipas shembujve të sjellë nga panelistët diaspora shqiptare kudo ku ka qenë ka treguar aftësi për tu integruar shpejt dhe për tu zhvilluar suk-sesshëm, në çdo kontekst dhe rrethanë,dhe kjo është provë e energjisë, aftësive dhe potencialit të mrekullueshëm. Komunitetet shqiptare kanë treguar në mënyrë konkrete se janë në gjendje të mbrojnë më sukses interesat e tyre dhe ato kombëtare në tërësi.
Një ndër idetë që u përçua në këtë panel ishte se Diaspora shqiptare duhet të rrisë ndikimin e saj dhe për ta bërë këtë, për të pasur një zë më të fuqishëm dhe një rol më të rëndësishëm, si në vendin ku jeton ashtu edhe për të marrë pjesë në zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri, ajo ka nevojë të jetë më e strukturuar, më e organizuar, më e lidhur, më ndërvepruese.
Paneli diskutoi edhe mbi nevojën për të filluar një proces të organizmit të Diasporës, mundësitë, format dhe mënyrat më praktike për të arritur një organizim më bashkëkohor, në mënyrë që Diaspora të jetë më e fuqishme, më përfaqësuese dhe në atë mënyrë, më e përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.
Në Ministrinë e Punëve te Jashtme, në kuadër të Samitit të Diasporës u çel edhe ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis, e cila u vizitua nga të pranishmit.
Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se kjo ekspozitë i jep më shuëm vlera këtij Samiti duke qenë se sjell dokumente mbi arvanitasit, të cilat nuk kanë qenë të ekspozura më parë në vendin tonë dhe kjo ka rëndësi majft të madhe historike dhe kulturore.
Ndërsa Koliomichalis u shpreh se çelja e kësaj ekspzoite në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Diasporës, një Samit që synon t ëbashkojë shqiptarët nëpër botë në një qëllim të përbashkët është një kënaqësi e veçantë dhe një nder.