Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, deklaroi të shtunën se diaspora ka rol fondamental në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”. Duke folur në panelin “Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës”, të organizuar në kuadër të Samitit të parë të Diasporës, që po zhvillohet në Tiranë, Ekonomi theksoi se sot kemi nje ekonomi të qëndrueshme nga pikëpamja fiskale. Rritja ekonomike bazohet tek investimet e huaja dhe konsumi”.
Sipas saj, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, është një dritare unike, ku ofrohen të gjitha lehtësirat për investitortët. Ministrja Ekonomi u shpreh se te gjitha investimet e deritanishme ne Shqipëri nga shqiptarët në Diasporë përbëjnë histori suksesi.