Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ministrin Federal të Agrikultures dhe Ushqimit të Gjermanise, njëkohesisht nën-Kryetar i CSU dhe zëdhënës për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë ne CSU, Christian Schmidt me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE. Në një deklaratë për mediat sot bëhet e ditur se kryetari i PD-së Basha ka theksuar se një prej sfidave që po has vendi është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, çka nuk po sjell ndarjen nga krimi dhe po vë në dyshim sundimin e ligjit duke rrezikuar demokracinë.
“Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.
Nga ana e tij, zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtzakonshëm të PD-së në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partisë Demokratike dhe CSU dhe vuri theksin në thellimin edhe me tej të këtyre marrdhënieve si parti si-motra anëtare të të njëjtës familje politike europiane të EPP. Christian Schmidt garantoi kryetari e PD-së Basha, se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në cdo sfidë që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara. Nga ana e tij, Basha tha se , PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë.