Françeska Jaçe është ndër personazhet më të lakuara në Shqipëri. Pas “Big Brother”-it, biondja seksi ia ka dalë të jetë vazhdimisht në qendër të mediave. Disa herë për jetën e saj private, e herë të tjera edhe falë formave fizike që nuk heziton t’i ekspozojë, Françi është shndërruar në një personazh të rëndësishëm të showbiz-it tonë.
Por, duke u hedhur një sy rrjeteve të saj sociale, ajo që na bëri përshtypje është një përshkrim që ajo ka vënë për veten te llogaria personale e “Instagram”-it. “Miss Tourism of the World”, ka shkruar bukuroshja nga Vlora. Por, me aq sa dihet, ish-banorja e “Big Brother”-it nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë kompeticion bukurie jashtë Shqipërisë, e jo më ta fitojë atë!’, shkruan gazeta shqiptare. E, nëse nuk na e thotë ajo, do të jetë vështirë të zbulojmë pse Françeska ka mashtruar rreth vetes në “Instagram”.