Shpesh i kemi quajtur heronjtë tanë, dhe me të drejtë. Futbollistët shqiptarë ia kanë dalë të korrin sukses në skuadrat ku ata luajnë, apo edhe në Kombëtaren tonë. Por jashtë fushës së blertë, futbollistët tanë janë edhe heronjtë e familjes së tyre.
Të dashuruar, të përkushtuar, por mbi të gjitha familjarë; këto janë fjalët që na vijnë ndër mend teksa kemi bërë bashkë familjet e futbollistëve. Të pakursyer në rrjetet sociale, ata shpesh postojnë foto me partneret e tyre, por edhe me fëmijët. Më poshtë po ju sjellim vetëm disa prej futbollistëve që kanë vendosur të prezantojnë me ndjekësit e shumtë, familjen e tyre.
Ergys Kaçe
Lojtar i Viktoria Plzen, skuadrës kampione të Çekisë, është më i lumtur se kurrë. Prej pak kohësh ai është bërë me vajzë, dhe duket se këtë gëzim në jetën e tij nuk e ka fshehur as në rrjetet sociale. “Princesha ime”, i drejtohet ai vogëlushes së tij. Tashmë me Ergysin dhe partneren e tij është edhe vajza e tyre.
Ervin Skela
Të gjithë e njohim futbollistin që ka luajtur me Kombëtaren shqiptare. Ervin Skela është ndër emrat më të pëlqyer të futbollit shqiptar. Nga Frankfurti, ku dhe jeton prej disa kohësh, djaloshi nga Vlora na sjell fotot me bashkëshorten dhe djalin e tij, Chris. Si një prind i përkushtuar, për Ervinin është e shenjtë koha që kalon me ta.
Alban Meha
Piktura e familjes së 30-vjeçarit është edhe më e plotësuar. Alban Meha është baba i një vajze dhe një djali. Në udhëtimet e tij jashtë fushës së blertë nuk mungon as familja e tij. Futbollisti i Kombëtares kosovare prej kohësh luan në Gjermani, ku dhe nuk ngurron të na postojë foto nga fusha e blertë, por edhe nga e përditshmja e tij me familjen. Bluetooth/GazetaShqiptare