Ish-kryetarja e FRESSH-it, Megi Ajtyresa i ka dalë në mbrojtje vajzës që i hodhi salcë në kokë dje në mbrëmje ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Me anë të një statusi në Facebook, Ajtyresa theksoi se veprimin e Mirela Rukos nuk mund ta cilësojë si vandal dhe se studentes nga Fieri nuk mund t’i vihen epitete për veprimin e saj. Ajtyresa shton se hedhja e salcës nuk e zgjidh problemin dhe se kauza nuk fiton dinjitet nga salca por nga argumenti.
MESAZHI I PLOTE
Si individ pëlqej shumë njerëzit që argumentojnë, e them këtë për çdo target grup që ka diçka për të thënë. Nëse kauza mirë argumentohet dhe maksimizohet gjënden gjithmonë zgjidhje.
Duhet të them paraprakisht që un nuk hyj në targetgrup-in që dëmtohet apo realizohet nga reforma në arsim dhe për rrjedhim kam aq informacion sa i intereson një personi që nuk është drejtpërdrejt i përfshirë. Çfarë unë logjikoj është shtrirja e kësaj kauze.
Shqiperinë ne të gjithë e trajtojmë si një vend me probleme ekonomike, për rrjedhoje numri i familjeve të prekura nga problemi, ekonomi, duhet të jetë i madh. Kauza e studenteve me sa shikoj nuk është shumë e shtrirë, mbrohet nga një grup jo i madh, i cili sigurisht vlen të respektohet por që nuk mund të jetë grup “presioni” për atë që këto student e quajnë problem. Nëse problematika është reale, shtrirja duhet të ishte shumë me e madhe sepse numri i familjeve në vështirësi ekonomike me femijë në universitet është më i madh se 50 vetë por edhe në mos qoftë vetem problemi ekonomik, reforma prek çdo student dhe si për rrjedhojë numri i përfaqësuesve të grupit për universitetin nuk e justifikon kauzën në raport me numrin e studentëve në total.Për mendimin tim këto student duhet të argumentojnë qartësisht kauzen, të shpjegojnë qartësisht se ku qëndron ngërrçi dhe nëse kauza është e qensishme, të rrisin numrin e pjesëmarrësve dhe “presionin”. Historia ka treguar që qeveria Rama për hir të protestave ka bërë një hap mbrapa, psh rasti i armëve kimike, kjo tregon që qeveria reagon kur ka kauza të mbrojtura fort.
Nëse argument është frika, as kjo nuk qëndron sepse nuk ka qeveri në botë që mund ti bëj ballë 2000 studenteve, madje frika në këto raste është justifikim. Nuk hyj në grupin e njerëzve që e trajtoj atë vajzën e re as si vandale e as me ndonjë epitet tjetër sepse këto janë ngjarje që ndodhin në të gjithë botën por ama di tju them diçka të sinqertë, salca nuk e zgjidh problemin dhe kauza nuk fiton dinjitet nga salca por nga argumenti.
Margaret Atwood thoshte; “lufta ndodh kur fjalët mbarojnë”. Nga informacionet që un mora mendoj që akoma nuk keni filluar një argumentim real nëse ju e besoni se ka nje kauze reale.
Prandaj miqësisht ju them; lëshoni salcat e kapni pendën për të argumentuar.