Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman nuk do të paraqiten në ndeshjen e Bayern Munichut kundër rivalit Borussia Dortmund.
Kryetrajneri, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se treshja nuk do të jetë e gatshme për ndeshjen që zhvillohet nesër në Signal Iduna Park.
Ka shqetësime edhe për Arturo Vidalin dhe Douglas Costan, të cilët do të bëjnë teste të fitnesit. “Tre lojtarë nuk do të jenë të gatshëm nesër: Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman”, ka thënë Ancelotti.
“Duhet të shikojmë edhe për Douglas Costan dhe Arturo Vidalin. Nuk do të rrezikojmë me ata. Janë të lodhur nga udhëtimi i gjatë me aeroplan”, përgatiti Express. (b.an)