Nga Mentor Kikia
Ndoqa mbrëmë në emisionin Opinion debatin për denoncimin që i kishte bërë ministrit të shëndetësisë drejtori rajonal i sigurimeve shëndetësore në Tropojë. Ai pretendonte se ministri Beqaj e kishte shkarkuar sepse nuk kishte shkuar në një mbledhje partie, Asamable. E rëndë, një drejtues të shkarkohet nga posti pse nuk shkon në mbledhjen e partisë. E rëndë edhe pse ishte emëruar, pasi aty ai kishte shkuar duke qene kryetar i FRESH-it. Asgjë e re deri këtu. Njerëzit shkojnë tek partia jo sepse u pëlqen programi, apo kanë ideale politike, por sepse duan të përfitojnë vende pune ndersa partise i duhen vota. Dhe jo vetëm drejtor, por edhe punonjësi më i thjeshtë i përket një partie, në mos është, do të bëhet për të mbijetuar. Kështu ka 25 vjet që ndodh, nga njëra qeverisje në tjetrën. E reja është se nuk po ndryshon situata. Kryeministri Rama fillimisht i rezistoi frymës, duke thënë se administrata nuk është më vend për militantë dhe se kjo epokë ka marrë fund. Por në selinë e PS mblidheshin çdo ditë turma që kërkonin punë, që kërkonin llogari se përse nuk i hiqni ata të PD-së, sic na hoqi Berisha neve !!!!!
Por tragjikja është se me këtë frymë është edukuar tashmë rinia. Studentët e kanë kuptuar se gjetja e punës dhe bërja e karrierës kalon nga partia dhe më të shkathtit, “masterin” e bëjnë tek FRESH, FRPD, LRI, PDIU etj, dhe pastaj të mos habitemi pse shikojmë edhe drejtora 25 vjeçarë. Unë mendoj së ky është një dëm tragjiik për shoqërinë, pasi është shkatërruar rregulli bazë, konkurenca e lirë.
Ata që kanë jetuar e punuar në komunizëm e dinë se në shkolla, spitale, institucione, ndërmarje e kudo, kishte dy drejtues: Drejtori dhe sekretari i partisë. Por drejtori ishte drejtor dhe ishte ekspert, ai drejtonte ndërmrjen e institucionin. Ndërsa sekretari i partisë përgjigjej për vijën politike, vendosjen e parrullave, busteve të Enverit etj. Por ai drejtori i Tropojës nuk ndante dot drejtorin nga sekretari i partisë.
Kur e pyesnin për institucionin që drejtonte, ai thoshte: Po ne e bëmë njëherë mbledhjen e asamblesë. –Po në institucinin që drejtoje, a kishte probleme? – Po jo more, se ai erdhi tre herë dhe nuk zgjodhi dot kryetarin e partisë. E kuptoni ju sa e rëndë është kjo, është e paprecedentë.
Propozimi është padyshim ironik, por duket se i shkon kohës. Pra, a nuk do të ishte më mirë ti ktheheshim asaj kohe, ku çdo institucion të kishte sekretarin e partise(sipas radhes) dhe drejtorin? Të paktën drejtori të merrej me institucionin se këta merren me listat e zgedhësve dhe jo me punë.
Sa shkurt I re more Mentor.Ku dhem dhembi,vete gjuha-thote populli.Mendja te ka mbet,tek sekretaret e parties.Ja pra,sekretari I parties,,konkretisht ministry Beqaj,qe ju tani e quani I deleguari I parties,dhe per te cilin ti nuk the asnje fjale,e ke rast konkret e te fresket,dhe nuk ke pse shetit ne kohe dhe hapsire,se edhe nuk do te gjesh rast te ngjashem.