1922 – Është ditë-vdekja e shkrimtarit francez Marcel Proust. Procesi i tij letrar në ciklin e romanit “Në kërkim të kohës së humbur” (1913), sa i përket aspektit të përmbajtjes dhe kuptimit të formës, zë vëmendjen e kritikëve letrarë dhe historianëve gjatë gjithë shekullit të 20-të. Besohet se bashkë me Kafkën dhe Joyce, puna e tij ka ndikuar në zhvillimin e romanit modern në shekullin e kaluar.
9 – Ka lindur perandori romak Titus Flavius Vespasian, themeluesi i dinastisë Flavia. Gjatë sundimit prej vitit 69 deri në vdekje në 79 ka pushtuar Galilean dhe Jerusalemin. Në Romë, ai ndërtoi ndërtesat madhështore si Koloseu, Kapitol dhe amfiteatrin.
1626 – Papa Urban VIII shenjtëroi bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.
1786 – Lindi kompozitori gjerman Carl Maria Friedrich Ernstfon Weber, krijuesi i operës gjermane romantike. Me rëndësi të veçantë është opera e tij “Freischütz”, e cila ndaloi traditën e operës italiane dhe futi romantizmin në muzikë dhe artet e interpretimit. (b.an)