Ndeshja gjysmëfinale e Kupës në volejboll ndërmjet Drenicës dhe R&Rukolli-Lubotenit ka ngjallur zhurmë dy ditë para se të fillojë.
Shkak është bërë lojtari nga komuniteti serb i R&Rukolli-Lubotenit, Miroslav Karaxhiç.
Tifozët drenicas thonë se nuk do ta lejojnë aktivizimin e serbit nga Lipjani sepse në të kundërtën nuk i garantojnë siguri. “Shqiponjat e zeza” thonë se Karaxhiç e ka konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë.
Por, drejtuesit e Lubotenit thonë se Karaxhiç ka pasaportë kosovare dhe është i gatshëm të luajë edhe për Kosovën, shkruan Gazeta Zëri. (b.an)
Miroslav Karaxhiç vjen nga Lipjani dhe ka nënshtetësi të Kosovës. Pavarësisht kësaj, tifozët e Drenicës nuk dëshirojnë ta shohin ndeshjen e skuadrës së tyre, pasi thonë se Karaxhiç e ka konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës. (b.an)