Partia Socialiste ka mbyllur fushatën në Kolonjë për zgjedhjet e pjesshme vendore. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka kërkuar votën e kolonjarëve për kandidatin e majtë Ilia Stefo. Rama tha se me ftoren e Ste fos, duhet t’i jepet mesazh politikës së Tiranës se populli nuk kërkon ndryshimin e drejtimit.
“Në 20 Nëntor është shumë e rëndësishme që jo thjesht Ilia të fitojë, por të gjithë kolonjarët dhe kolonjaret që duan një të ardhme këti në Kolonjë, duan që Kolonjës t’i kthehet shkëlqimi që ka pasur njëherë e një kohë, duhet të marrin pjesë në votim. E dini që nuk është thjesht një çështje votash, por është një çështje morale dhe politike. Mbështetje për t’i dhënë një mesazh të qartë Shqiëprisë, politikës në Tiranë, se populli në shumicën e vetë dërrmuese e ka bërë zgjidhjen e vetë dhe nuk ka ndërmend për disa kohë të ndryshojë drejtim. Dua të përsëris që kush nuk shkon të votojë mban krahn e anës së gabuar,m mban anën e zgjedhjes fatkeqe. Sepse një voitë që i mungon zgjedhjes për anën e duhur, është një votë më pranë për anën e gabuar dhe për zgjedhjen e më të keqes”, tha Rama./a.m.