Policia e Tiranës ka arrestuar 3 biznesmenë të industrisë së kromit të cilët ishin shpallur në kërkim për evazion fiskal.
Më datë 17.11.2016, Specialistët e Seksionit Për Krimim Ekonomiko-Financiar, në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:
– Mehmet Dauti, 45 vjeç, banues në Kukës.
– Sokol Nasufi, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
– R. D., 52 vjeç, banues në Kukës.
Këta shtetas duke qenë administratorë dhe ortakë të disa subjekteve, dyshohet se me anë të mashtrimit, kanë kryer shitje fiktive të kromit, duke falsifikuar dokumenta me qëllim rimbursimi dhe përfitimi, pa paguar tatimin e TVSH-së, në vlerën 40.000.000 lekë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Nenet 144/a dhe 186 të Kodit Penal./a.m.