Dritan Hardhia, punonjësi i Policisë Bashkiake tregon për “Gazeta Shqiptare” incidentin që u shënua me 54-vjeçarin Bujar Shehu, ky i fundit një shitës ambulant. Gjatë intervistës, ai tregon se ishte duke marrë turnin në punë, në momentin kur konstatoi se 54-vjeçari ndodhej në oborrin e Policisë Bashkiake në Rrugën e “Kavajës” dhe në dorë mbante një thikë. Edhe pse policia e Tiranës tha zyrtarisht se 37-vjeçari Hardhia kishte marrë disa dëmtime në trup, fatmirësisht ai nuk kishte pasur asnjë plagë.
“Ai tentoi të godiste 2-3 kolegë të mitë, por edhe mua personalisht. Unë nuk kam absolutisht asgjë nga ana shëndetësore”, pohoi punonjësi i Policisë Bashkiake.
Zoti Dritan si ndodhi ngjarja?
Incidenti ndodhi brenda repartit. Ai tentoi të godiste 2-3 kolegë të mitë, por edhe mua personalisht. Ne e neutralizuam atë dhe e çarmatosëm. Thirrëm Policinë e Shtetit dhe e shoqëruam në Komisariatin numër 2.
Ju personalisht ku keni marrë dëmtime?
Nuk kam marrë absolutisht asnjë dëmtim unë. Unë nuk kam absolutisht asgjë nga ana shëndetësore.
Po kolegët e tu, kanë marrë ndonjë dëmtim?
Absolutisht asnjë. Për të satën herë e ndalonit zotin Bujar Shehu se shiste në rrugë? Ai është një ambulant i kundraligjshëm. Disponon një hapësirë pa asnjë lloj dokumentacioni afër lokalit “Bardh e Zi”, në ish-‘Bllok’. Është një njeri problematik dhe nuk e kemi agravuar asnjëherë në atë pikë sa ai të merrte këto vendime ekstreme. Për ne si patrullë dhe unë personalisht, jo vetëm këtë zotëri, por çdo person që është pa dokumentacion përkatës dhe pa asnjë lloj leje shitjeje, quhet ambulant i paligjshëm.
Kjo do të thotë që ju do ta ndaloni gjithmonë në rrugë, sa herë që ai do të jetë duke shitur?
Këto janë veprime arbitrare pastaj. Deri në momentin që do të pajisen me dokumentacionin përkatës, ne për këtë punë paguhemi.
Konkretisht, çfarë ishte duke shitur Bujar Shehu?
Unë thashë që ai është tregtar ambulant. Ai shiste artikuj si paketa cigare, “Bakerolls”, etj., si të gjithë ambulantët e tjerë.
A ka pasur raste të tjera që ky person mund t’ju ketë kundërshtuar me dhunë si në rastin e fundit?
Ai person nuk është ndaluar nga Policia e Shtetit që dje (pardje) paradite e deri në momentin që u përball me ne brenda repartit të Policisë Bashkiake. Ai e ka agravuar situatën në bllokimin e mallit. I është vënë një masë administrative për karrocën e madhe në formë banaku, i lëvizshëm që ai mbante dhe pretendimi i tij ishte ‘do t’ju shemb, do t’ju vras, do t’ju bëj’… Unë po merrja shërbimin, ndërkohë që e hasa me thikë duke dalë nga reparti.
Aty kishte ardhur për të tërhequr mallin?
Jo, aty kishte ardhur për të bërë vrasje i bie. Ju policinë e keni njoftuar që në mëngjes dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj këtij personi? Ne i kemi bërë thirrje Policisë së Shtetit për ta shoqëruar këtë person. Ai i iku Policisë së Shtetit dje (pardje) paradite dhe është paraqitur në repart rreth orës 14:00 apo 14:15 minuta, sepse ne në 14:30 marrim turnin. Ai ishte në dalje të objektit, nga brenda rrethimit, por në dalje të godinës.
Konkretisht në çfarë ore ka ndodhur ngjarja?
Sepse sipas policisë thuhet që ngjarja ka ndodhur në orën 9 të mbrëmjes. Ngjarja ka ndodhur në mesditë. Ne kemi shkuar dje (në komisariat) që në orën 15:00 ose 15:10 minuta që kur e kemi shoqëruar këtë person. Nuk ka pasur drita komisariati numër 2 dhe e tërë zona tek “Rruga e Kavajës”, pas një defekti teknik dhe ne kemi pritur deri në darkë aty, pasi dhamë deklaratat e kallëzimit tonë./GSH/a.m.