Kryeministri Isa Mustafa me ekip, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku ka takuar mjeshtrin e mozaikëve Saimir Strati, i cili po krijon mozaikun me portretin e Nënës Terezë.
Ky mozaik, i cili po krijohet me kapëse të njohura si “staples” pritet të ketë dimensione gjigande me të cilën vepër ai synon rekordin e 10 në Librin e Rekordeve Guinness.
Vepra do t’i prezantohet publikut me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.
Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar punën monumentale të artistit Strati, duke e falënderuar për këtë vepër të madhe të Shën Terezës, që po e krijon në shtetin e Kosovës.
Gjatë vizitës në Muze, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa ka vizituar edhe një punëtori e cila po zhvillohet me përfaqësues nga vendet e Ballkanit si dhe ka vizituar disa vepra të trashëgimisë kulturore, citohet Koha. (b.an)