Plot 7 shqiptarë janë arrestuar në Bon të Gjermanisë si pjesë e një bande grabitësish. Mësohet se shqiptarët jetonin në një kamp azilkërkuesish, por ata merreshin me punë të tjera teksa prisnin statusin e azilantit. Kështu, shqiptarët e moshave 21 deri në 45 vjeç janë përgjegjës për vjedhjen e 47 banesave në zonën e Mufendorfit në Gjermani. Atyre iu është mohuar në mënyrë kategorike statusi i azilantit dhe pritet që të dëbohen për në Shqipëri.