Një aktore dhe modele e njohur indiane, është përfshirë në një ngjarje të tmerrshme në Paris. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ngjitur me hotelin ku u grabit ditë më parë Kim Kardashian.
Sipas “Daily Mail”, Mallika Sherawat ishte në apartamentin e saj në Paris kur tre persona të maskuar janë futur në shtëpi dhe e kanë dhunuar. Ndërkohë ky sulm ndaj 40-vjeçares vjen pikërisht vetëm një muaj pas grabitjes së yllit televiziv Kim Kardashian me armë në një banesë fqinje.
“Autorët e sulmit ishin të maskuar, ndërsa menjëherë pasi janë futur në ndërtesë kanë hedhur gaz lotsjellës e më pas kanë dhunuar Mallika Sherawat si dhe një shoqen e saj, e cila ka lajmëruar menjëherë shërbimet e emergjencës”, ka shkruar gazeta “Le Parisien”.
Autoritetet në Paris kanë njoftuar se kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin, ndërsa dyshohet se autorët kanë pasur si synim grabitjen.
BW/d.i.